Vazhdon makthi për Dortmund, mposhtet nga Union Berlin

Union Berlin u përball kundërshtarin e tij, Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës.

Sport

18/12/2020 22:21

Kjo ishte ndeshja e parë e Borussia Dortmund, me trajnerin e ri, Edin Terzic i cili është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Boshnjaku zëvendësoi tashmë ish-trajnerin, Lucien Favre, i cili u shkarkua nga posti i tij shkaku i rezultateve të pa dëshiruara.

Ndeshja filloi mirë dhe dukej se ishte e balancuar, por në pjesën e parë skuadrat nuk arritën të bëjnë dallimin.

Me të filluar pjesa e dytë, Union Berlin dukej se ishte skuadër e rrezikshme, dhe kjo doli të jetë e vërtetë.

Goli i parë u shënua nga Taiwo Awoniyi në minutën e 57′ për epërsinë e vendasëve.

Nuk  vonoi shumë dhe Dortmund shënoi në minutën 60′ përmes talentin 16 vjeçar, Youssoufa Moukoko.

Por, Union Berlin në mënyrë spektakolare shtangu kundërshtarin në minutën 78′ përmes Marvin Friedrich i cili i dha avantazhin atyre.

Ndeshja përfundoi me rezulratin 2-1 në favor të Union Berlin, tani Dortmund mbetet në pozitën e katërt, ndërsa Union Berlin vazhdon formën mahnitëse, ata qëndrojnë në vendin e pestë me 21 pikë./Lajmi.net/