Shkencëtarët paralajmërojnë: Vënia e maskës së njëjtë më shumë se një herë, më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare

Një studim ka nxjerrë në përfundim se përdorimi i maskës së njëjtë është më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare.

Lajme

17/12/2020 17:30

Vënia e maskës së njëjtë disa herë është më e rrezikshme sesa mosvënia e maskës, raporton “DailyStar”.

Një studim i ri ka mbikëqyrur efikasitetin e maskave të zakonshme kirurgjike me tri shtresa, transmeton lajmi.net.

Ata kuptuan se maska pas vënies së parë, do të filtroj rreth tre të katërtat e baktereve.

Mirëpo pas përdorimit të dytë apo të tretë ato filtrojnë vetën një të katërtën e tyre.

Maskat bëhen më të deformuara pas çdo përdorimi, dhe kjo do të thotë se do jetë e vështirë që ajo të ngjeshët në fytyrë në mënyrën e duhur që duhet për të mbrojtur nga bakteriet.

Disa thonë se vënia e maskës së përdorur është më mirë sesa mosvënia, por shumica e shkencëtarëve nuk e mbështesin këtë ide.

Bakteriet që mund të mbeten të ngjitura në maskë, në përdorimet e tjera vetëm sa do të depërtojnë brenda jush. /Lajmi.net/