Juventus, AC Milan dhe Everton në garë për yllin e Real Madridit

Juventusi dhe AC Milani janë dy klubet më të fundit në garë për yllin e Real Madridit, Isco.

Sport

17/12/2020 16:10

28-vjeçari nuk është duke kaluar formë të mirë të “Los Blancos” dhe zyrtarisht ka pranuar se nuk është i lumtur me minutazhën që i jep Zinedine Zidane, përcjellë lajmi.net.

Spanjolli është pjesë e Realit që plotë shtatë vite dhe ka fituar 16 trofe, duke përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy La Liga, por është i hapur për sfidën e re.

Sipas Calciomercato, Juventusi dhe Milani e duan lojtarin në janar, por duhet të mposhtin Evertonin që e përcjellë që një kohë.

Reali për Iscon kërkon së paku 20 milionë euro./Lajmi.net/