Barcelona dhe Real Madrid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës
Janë caktuar dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.
Sport
Real Madrid, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kanë mësuar kundërshtarët e tyre në shortin e Superkupës së Spanjës, transmeton lajmi.net.
Barcelona do të ndeshet me Real Sociedad, kurse Real Madrid i Zinedine Zidane do të ketë punë me Athletic Bilbaon.
Los Blancos do të zhvillojnë duelin e tyre me Bilbaon më 13 janar. Kurse, një ditë më vonë Real Sociedad do ta presë Barcelonën. /Lajmi.net/