PSG përgatitet për nënshkrimin me Messin, udhëzon degët e tyre që të bëhen gati për shitjen e fanellave me emrin e argjentinasit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është duke vazhduar të jetë i lidhur me kalimin të gjiganti francez, PSG.

Sport

15/12/2020 15:43

Sipas Football Transfers, PSG-ja është duke u përgatitur për nënshkrimin me argjentinasin në zyrat e klubit, transmeton lajmi.net.

Kampioni i Francës ka udhëzuar degët e tyre të përgatiten të shesin fanellat me emrin e argjentinasit, pasi janë të sigurt se Messi do t’iu bashkohet në “Parkun e Princave”.

Messi gjatë verës ishte i lidhur me kalimin të Manchester City, por gjithçka ndryshoi kur Neymar zyrtarisht kërkoi transferimin e tij.

Nga ana tjetër, Barcelona është duke konsideruar ta shesë në janar, në rast që Messi nuk pranon të zbres pagën dhe “Parisienët” do përfitojnë duke provuar ta sjellin në afatin dimëror./Lajmi.net/