Zidane kërkon nga Reali të rinovojë me tre yjet para dhjetorit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë një kërkesë të bordi i klubit që t'i rinovohet kontrata tre yjeve të ekipit të parë.

Sport

14/12/2020 16:18

Sipas ABC, bëhet fjalë për kapitenin Sergio Ramos, mesfushorin Luka Modric dhe sulmuesin Lucas Vazquez, transmeton lajmi.net.

Të tre lojtarëve iu skadon kontrata në qershorin e vitit 2021, ndërsa pëlqehen nga klubet e mëdha evropiane.

Për Ramos, thuhet se kanë interesim Manchester Unitedi, PSG dhe Juventusi, kurse në garë për Vazquez janë disa klube italiane dhe “Djajtë e Kuq”.

Derisa, për Modric në rast që nuk rinovon favorit shihet Inter Miami./Lajmi.net/