Lyoni mposht PSG-në në kryederbin e fundjavës
Lyoni ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim të rivali, PSG.
Sport
Ndeshja ishte mjaftë interesante me dy skuadrat që provonin të realizonin qysh nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në këtë e ndeshje e realizojë Kadewere pas asistimit të Ekambit (35′), gol që për Lyonin vlen tri pikë.
Me këtë fitore, Lyon ringjall ‘luftën’ për titull duke u ngritur në pozitën e dytë me 29 pikë, aq sa ka edhe lideri Lille, derisa PSG qëndron në vendin e tretë me 28 sosh./Lajmi.net/