Sinan Hoxha dhe Andrra Destani po bëhen prindër për herë të dytë
Andrra Destani është në pritje të ëmbël.

ShowBiz
Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani, ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.
Tre muaj më parë, në medie kishte qarkulluar lajmi për shtatzëninë e Andrrës, por Sinani e kishte mohuar një gjë të tillë.
Megjithatë, duket se çifti kishin dashur të kenë privatësi, andaj Andrra e zbuloi shtatzëninë me anë të fotosesionit të ri.
Ajo ndau një fotograf të shkëputur nga seti i ri, ku shfaqet e veshur me fustan të bardhë dhe i shihet barku i rrumbullakosur.
“Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim”, shkruan Andrra.
Ndryshe, Sinani dhe Andrra janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar, Ansi. /Lajmi.net/
View this post on Instagram