Tre vite pa aktorin Blerim Peci
Tre vite më parë ndërroi jetë aktori kosovar, Blerim Peci.

ShowBiz
Aktori kosovar, Blerim Peci ndërroi jetë në moshë të re, më 9 dhjetor të vitit 2017, shkruan lajmi.net.
Vdekja e Blerimit kishte tronditur opinionin, ndërsa edhe tash e tri vite familjarë, miq e fansa të tij e vërejnë zbrazëtinë që ka lënë ai.
Emri i tij u bë shumë i njohur me rolin që kishte tek projekti “Vikendi” si dhe “Udhëtimi në kohë”, por u angazhua edhe në disa projekte tjera.
Me rastin e trevjetorit të vdekjes së tij, Blerimin e kujtoi me fjalë prekëse bashkëshortja e tij, Afërdita, e cila thotë se aktori i shte thjesht vepër dhe se nuk ka fjalë që e përshkruan atë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AFËRDITËS, PA NDËRHYRJE:
“MUNGESË, KRENARI E MALL PLOTË 3 VITE
E parandjeje se po ikje. Nuk e thoje, por ikja jote ishte deklarate, thenie e fjalim.
E kuptuam ate qe ti e ndjeje se ishe i destinuar te ishe uragan qe kalon jeten shpejte, por qe len pas histori.
Ditari i jetes tende do te ishte novele per shkak te jetegjatesise se shkurter, por eshte liber shumevellimshem per shkak te biografise dhe menyres se si jetove.
Nuk ka rendesi sa kohe kaluan nga dita qe u detyruam te kemi mungesen tende. Mungesa infinit ne madhesi dhe e perjetshme ne gjatesi nuk ndryshon nese i heqim ca lote a ca vite. Infinit dhe e perjetshme mbetet.
Fakti qe ishte human dhe artist i rralle na predispozoi ndaj pamundesise me te kujtu si privat, si i vetem familjes. Kujtim publik e kolektiv sepse secili qe te njohu mbronte te drejten e tij dhe kishte arsye me jetu me memorien tande.
Balanci i botes perbehet prej antagonizmave. Ti nuk kujtohesh vetem pse ekziston kujtesa, por per njerezit si ti nuk ekziston harresa.
Kujtohesh sepse secilit i dhe diçka nga vetja, nga miresia, humanizmi, perkrahja, mbeshtetja e deri tek argetimi.
Sa here mungesa jote me mposhte, mendoj qe me duhet me u ba e forte, per hir tendin me marre force e me artikulu gjithçka. Nashta emocioni e mposhte arsyjen, veç kur tentoj me u shprehe e kuptoj se nuk i koordinoj dot fjalet nuk shpreh dot mungesen. Ti Bel, thjeshte ishe veper, nuk ka fjale qe te pershkruan
“. /Lajmi.net/

