“Çfarë lloj nëne je ti që vesh minifund?”, Arbana e bën ndjekësen të pendohet
Arbana Osmani nuk hezitoi t'i përgjigjej ndjekëses që e kritikoi për veshjen.

ShowBiz
Arbana Osmani është emër shumë i ndjekur edhe në rrjete sociale, në të cilat ajo përmes fotografive i mban ndjekësit të njoftuar për të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Instagami ia kujtoi asaj një udhëtim që e bëri katër vite më parë në Shën Petersburg, qytet i cili i ka lënë shumë mbresa moderatores.
“Instagrami më kujtoi që sot 4 vite më parë, kam vizituar për here të pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr, nje “duhet”; Shën Petersburg✨ Mezi pres të shkoj sërish?”, ka shkruar ajo.
Në mesin e shumë komenteve që pranoi në atë imazh, nuk munguan as krtikat, madje ato kishin të bënin me veshjen e saj.
“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, shkruan ndjekësi, ndërsa përgjigja e prerë e Arbanës ishte “Një nënë shumë e lumtur”. /Lajmi.net/