Manjola Nallbani thotë se koronavirusi i shkaktoi edhe shqetësime psikologjike
Manjola Nallbani rrëfen se si e kaloi virusin COVID-19.

ShowBiz
Koronavirusi ka prekur edhe shumë prej fytyrave publike, të cilët po rrëfejnë haptas për simptomat dhe problemet që ua shkaktoi ky virus, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja Manjola Nallbani ka rrëfyer eksperiencën e saj me COVID-19, ku thotë se i shkaktoi edhe probleme psikologjike.
Ndër të tjera, artistja bën thirrje tek të gjithë që të ruajnë veten, ndërsa thotë se shqetësime të tilla nuk kishte përjetuar kurrë nga një grim i thjeshtë.
“Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju❤️Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra??”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Manjola Nallbani është emër që tash e sa vite i qëndron besnike skenës muzikore shqiptare, teksa në repertorin e saj numëron shumë këngë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram