Shawn Mendes dhe Camila Cabello lansojnë këngë për Krishtlindje

Çifti i njohur erdhën me këngë kushtuar Krishtlindjes.

ShowBiz

09/12/2020 08:45

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Dyshja, së fundi vendosën që të realizojnë një këngë bashkë dhe e sollën pikërisht në prag të festave të fundvitit.

Kënga titullohet “Christmas Song”, ndërsa çifti ia shoqëruan edhe videoklipin, ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në një skenë të klipit, Camila dhe Shawn shfaqen duke shkëmbyer puthje, ndërsa me sa shihet videoja është realizuar nga vet ata.

Brenda pak orësh, projekti “Christmas Song” mblodhi afro tre milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player