Aktorja Natalie Desselle Reid vdes në moshën 53 vjeçare

Ka ndërruar jetë aktorja e "Mades's Big Happy Family".

ShowBiz

08/12/2020 14:46

Desselle Reid ndërroi jetë për shkak të kancerit të zorrës së trashë, sipas një deklarate të postuar në Instagramin e saj, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Ajo ishte një dritë e ndritshme në këtë botë. Një mbretëreshë. Një nënë dhe grua e jashtëzakonshme,” thuhet në deklaratë.

“Karriera e saj e larmishme preku kaq shumë dhe ajo do të jetë e dashur përgjithmonë. Natyrisht, ne jemi të pikëlluar për këtë humbje të thellë dhe ju falënderojmë paraprakisht për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.”

Pas lajmit, Holly Robinson Peete ishte në mesin e atyre që i dhanë nderim interpretueses.

“Unë e njoha atë kur mamaja ime po e menaxhonte atë. Ajo do të na mungojë kaq shumë, ju dërgoj lutje fëmijëve dhe burrit të saj”, shtoi Peete.

Rolet e tjera të Desselle Reid përfshinin paraqitje në filma si “Cinderella” me protagonist Brandy, “Set It Off” dhe “How to Be a Player”. /Lajmi.net/