Konfirmohet nga Reali, sulmuesi pëson lëndim para ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbach

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Luka Jovic.

Sport

08/12/2020 12:44

Serbi që është shëruar nga COVID-19 pritej të rikthehej në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach, por është lënduar prapë, transmeton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi gjiganti spanjoll përmes një komunikate.

“Pas provave të kryera Luka Jovic u diagnostikua me probleme në muskujt e këmbës së djathtë”, shkruhej në komunikatë.

Këto lëndime zakonisht shkaktojnë që lojtarët të mungojnë më shumë se dy javë./Lajmi.net/