Koeman “vajton” mos transferimin e De Ligt te Barcelona

Nesër Barcelona pret Juventusin në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/12/2020 14:18

Duke folur para ndeshjes në konferencën për shtyp, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tregoi mendimet e tij lidhur me ndeshjen, por u ndal të flasë edhe për disa lojtarë.

Fillimisht u pyet për rivalitetin “Messi-Ronaldo”.

“Ronaldo është ende njëri nga lojtarët më të mirë në botë, për mënyrën se si luan dhe shënon. Duhet ta markojmë mirë sepse po pati topin në këmbë, mund të na dëmtojë. Leo dhe ai janë lojtarët më të mirë në 15 vitet e fundit. Nuk është me rëndësi cili është më i miri, ta shijojmë ndeshjen nesër”, tha holandezi, transmeton lajmi.net.

Ai foli edhe për mbrojtësin e Juventus, Matthijs de Ligt, ku nuk fshehu admirimin për mbrojtësin.

“E njoh mirë atë, ka eksperiencë edhe pse është i ri. Ai mund të bëhet më i miri në botë, është një person i mirë. Gjynah që nuk luan për Barcelonën edhe nëse ka ndodhur diçka para se të vija”, tha ai duke aluduar në dështimin e transferimit të tij.

“Duam të përfundojmë të parët në grup, por e kemi të vështirë pa Ansu Fati dhe Ousmane Dembele. Do të fusim në fushë ekip të fortë sepse duam fitoren”, tha Ronald Koeman./Lajmi.net/