Rikthehet nga disavantazhi Juventus, triumfon në Derby della Mole

Sot u luajt derbi i qytetit të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Torinos, në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A.

Sport

05/12/2020 19:57

Derby della Mole filloi me avantazhin e mysafirëve, të cilët shënuan në minutën e 9′ përmes Nicolas N’koulou.

Pjesa e parë mbaroi me avantazhin e Torinos.

Në pjesën e dytë, ‘Bianconerët’ morrën iniciativën ku shënoi Juan Cuadrado në minutën 57′, por goli i kolumbianit u anulua nga VAR.

Juve nuk u dorëzua, dhe si pasojë barazoi rezultatin përmes Weston McKennie në minutën 77′ të ndeshjes.

Për spektaklin torinez, u përkujdes Leonardo Bonucci, i cili shënoi për fitoren e Juventus në minutën e 89′.

Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me gjithsej 20 pikë./Lajmi.net/