“5 minuta”, po vjen nga Edona Llalloshi

Edona Llalloshi po sjell projekt të ri muzikor.

ShowBiz

05/12/2020 12:18

Edona Llalloshi ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj, duke njoftuar se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

“5 minuta”, titullohet kënga e re e Edonës, e cila do të publikohet të premten, e shoqëruar edhe me një video.

Këngëtarja e paralajmëroi këngën e re me anë të disa fotografive, ku shfaqet e veshur në fustan të bardhë.

Ky nuk është projekti i vetëm që Edona Llalloshi e sjell gjatë kësaj periudhe, ngase ka publikuar edhe disa këngë të tjera. /Lajmi.net/