Rita Ora ‘grushtohet’ në videon sensibilizuese për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli

Rita Ora u 'grushtua' në një kampanjë për mbledhjen e fondeve të bamirësisë për NHS, pasi u gjobit me 10 mijë funta për shkeljen e rregullave të izolimit, për organizimin e festës me rastin e ditëlindjes së 30-të, në një restorant në Londër.

ShowBiz

04/12/2020 17:00

Rita Ora u ‘grushtua’ në një video të re bamirësie për mbledhjen e fondeve për NHS, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Klipi i fundit vjen vetëm disa ditë pasi ajo u gjobit me 10 mijë funta për shkeljen e rregullave të izolimit për të organizuar një festë të 30-vjetorit në një restorant në Londër.

Në video, Rita bashkohet me një mori të famshëm të tjerë ndërsa ‘grushtohet’ nga aktorja Ruth Madeley mbi një shtrat, për fushatën “Keep Fighting”.

Këngëtarja thotë: ‘Ouch e dashur, a nuk e di që jam kaq nxehtë tani’ ndërsa shikon te kamera dhe godet lentet.

Video mbështet njësitë e kujdesit intensiv të “Shërbimit të Shëndetit Kombëtar”,  në të gjithë vendin. për të mbledhur 1 milion funta për Shoqërinë e Kujdesit Intenziv.

Rita, nëna e së cilës punëtore në NHS, Vera, u kthye në vijën e frontit mes pandemisë së koronavirusit.

Klipi imiton videon amerikane ‘Boss B ** ch Fight’, e cila u bë virale në fillim të këtij viti dhe në të merrnin pjesë Sienna Miller dhe Olivia Colman.

Videoja është xhiruar me “smartphone” dhe do të dalë në treg të mërkurën në iPlayer me shikuesit që paguajnë nga 5 funta për të fituar akses.

Në fillim të kësaj jave, Piers Morgan kritikoi Ritën pasi ajo kërkoi falje për shkeljen e rregullave të izolimit pasi festoi ditëlindjen e 30-të një restorant në Notting Hill me miqtë. /Lajmi.net/