Kryetari i Pejës publikon videon e një gruaje duke hedhur mbeturina
Një grua në qytetin e Pejës është incizuar duke hedhur mbeturina në një pjesë ku është e ndaluar.
Lajme
Siç shihet në video, ajo i hedh mbeturinat, pastaj ajo i fotografon ato!
Postimi i plotë:
I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak.
Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese! /Lajmi.net/