Formacioni i mundshëm i Real Madridit nën urdhrat e Pochettinos me disa transferime

Trajneri Mauricio Pochettino mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Zinedine Zidane shkarkohet.

Sport

02/12/2020 15:06

Tekniku francez është në presion të madh dhe ndeshjet e radhës do jenë vendimtare për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Humbja nga Alaves dhe Shakhtar kanë shkaktuar probleme të Reali, ndërsa në rast se nuk këndellen dhe kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, Zidane do largohet.

Në rast se Pochettino do vjen në kreun e “Los Blancos”, atëherë ai më shumë mundësi do bëjë disa ndryshime si të provojë të transferojë lojtarët, si Paulo Dybala, Dele Alli dhe Harry Kane.

Alli dhe Dybala nuk janë në formën e duhur të skuadrat momentale, andaj lehtësisht do lejohen të largohen për vlerën e caktuar.

Ndërsa, transferimi i Kane do jetë shumë më i vështirë sepse Reali edhe në të kaluarën ka provuar, por gjiganti anglez nuk e ka shitur.

Formacioni i mundshëm i Realit nën urdhrat e Pochettinos:

Courtois; Carvajal, Ramos, varane, Mendy; Dybala, Dele, Modric, Hazard; Benzema, Kane./Lajmi.net/