Moderatori shqiptar për shtatoren e Skënderbeut: Edhe Lego mund ta bënte më dinjitoz
Edhe një tjetër figurë publike reagoi lidhur me shtatoren e Skënderbeut.

ShowBiz
Këto ditë nxitën reagime të shumta në publik dy skulptura të dy figurave të njohura, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan lajmi.net.
Të dy shtatoret u vendosën me rastin e 28 nëntorit në Prizren, por rezultati i punimit të tyre ka dëshpëruar të gjithë.
Për këtë kanë reaguar shumë persona, duke e cilësuar si të gabuar vendimin për vendosjen e skulpturave të punuara në mënyrë aspak profesionale.
Së fundi, moderatori Turjan Hyska, me anë të një postimi në Instagram thotë se edhe “Lego” do e bënte më dinjitoz Skënderbeun.
“Tani ekspert nuk jemi por ai busti i Skenderbeut ishte… edhe LEGO mund ta bente me dinjitoz”, janë fjalët e Turit.
Kujtojmë se pas kritikave të shumta nga publiku, është vendosur që të largohet shtatorja e Adem Jasharit, ndërsa për atë të Skënderbeut ende nuk ka ndonjë vendim. /Lajmi.net/