Dua Lipa me dy këngë në top-10 në Britani të Madhe
Dua Lipa shënon suksesin e radhës me dy këngët e fundit.

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të na bëjë krenar gjithë shqiptarëve kudo në botë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka pak kohë që publikoi projektin “Prisoner” në bashkëpunim me Miley Cyrus, kurse paraprakisht solli edhe këngën “Levitating”.
Të dyja këngët po rezultojnë shumë të suksesshme, madje artistja njoftoi se që të dyja janë në top-10 në Britani të Madhe.
“2 këngë në top 10 në Mbretërinë e Bashkuar !!!!
Levitating & Prisoner ? Faleminderit për gjithë dashurinë !!! GRLPWR! Le të shkojmë lart, lart, lart !!! ⛓?✨????”, shkruan Dua.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Dua Lipa së fundi organizoi koncertin virtual “Studio 2054”, në të cilin dhuroi performancë madhështore.
Ajo ka bërë të ditur se koncerti i saj është ndjekur nga më shumë se pesë milionë persona nga e mbarë bota. /Lajmi.net/
View this post on Instagram