ZYRTARE: Ronaldo pushon ndaj Beneventos

Është publikuar lista e lojtarëve të Juventusit para ndeshjes ndaj Beneventos në kuadër të Serie A.

Sport

27/11/2020 17:54

Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00 në stadiumin Ciro Vigorito.

Siç ishte spekuluar më parë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të mungojë këtë ndeshje kjo pasi që trajneri Andrea Pirlo ka vendosur ta pushojë portugezin.

Përveç Ronaldos, tek Juve mungojnë edhe Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Merih Demiral./Lajmi.net/