Lukaku në ‘radarin’ e Realit, gjiganti spanjoll ofron yllin e skuadrës plus para

Real Madridi është duke konsideruar transferimin në formë shkëmbimi të sulmuesit së Interit, Romelu Lukaku.

Sport

25/11/2020 11:45

Belgu më herët nuk gjeti formën të Manchester Unitedi, por është kthyer në yll botëror nën urdhrat e Antonio Conte duke realizuar 43 gola në 60 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Sipas Don Balon, Lukaku është në ‘radarin’ e Real Madridit, meqenëse shihet si partneri adekuat për Kylian Mbappen, që vazhdon të mbetet prioritet për verën e ardhshme.

Reali duhet me patjetër ta përmirësojë sulmin, meqenëse Eden Hazard është larg formës që pritej, kurse Karim Benzema pavarësisht formës së duhur edicionin e ardhshëm do jetë 33-vjeçar.

Thuhet se për ta bindur Interin ta lejojë Lukakun të largohet, “Los Blancos” do ofrojnë Gareth Bale plus para./Lajmi.net/