Përveç Dua Lipës, këto artiste prijnë me nominime në “Grammy Awards 2020”

Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa dominojnë këtë vit me nominime në "Grammy Awards".

ShowBiz

25/11/2020 08:02

Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesojnë nominimet për “Grammy Awards 2021”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Beyoncé kryeson në këtë event, me nëntë nominime në përgjithësi, përfshirë katër për “Black Parade”, një himn proteste i lansuar në kulmin e protestave të “Black Lives Matter” këtë verë.

Swift, me gjashtë nominime, mund të fitojë albumin e vitit për herë të tretë me albumin e saj Folklore.

Dua Lipa gjithashtu mori gjashtë nominime për “Future Nostalgia”

Ylli britanik, e cila u emërua artistja më e mirë e re nga Grammy dy vjet më parë, ishte gjithashtu gati për të lexuar disa nga të nominuarit – përfshirë albumin më të mirë për fëmijë dhe albumin më të mirë historik, në një transmetim online në internet.

Të nominuarit në kategoritë kryesore për vitin 2021 janë:

Regjistrimi më i mirë i vitit

  • Black Parade – Beyoncé
  • Colors – Black Pumas
  • Rockstar – DaBaby ft Roddy Ricch
  • Say So – Doja Cat
  • Everything I Wanted – Billie Eilish
  • Don’t Start Now – Dua Lipa
  • Circles – Post Malone
  • Savage (Remix) – Megan Thee Stallion ft Beyoncé

Kënga më e mirë e vitit

  • Black Parade – Beyoncé
  • The Box – Roddy Ricch
  • Cardigan – Taylor Swift
  • Circles – Post Malone
  • Everything I Wanted – Billie Eilish
  • Don’t Start Now – Dua Lipa
  • I Can’t Breathe – H.E.R.
  • If The World Was Ending – JP Saxe ft Julia Michaels

Albumi më i mirë i vitit

  • Chilombo – Jhené Aiko
  • Black Pumas – Black Pumas
  • Everyday Life – Coldplay
  • Djesse vol. 3 – Jacob Collier
  • Women In Music Pt III – Haim
  • Future Nostalgia – Dua Lipa
  • Hollywood’s Bleeding – Post Malone
  • Folklore – Taylor Swift

Artisti më i mirë i ri

  • Ingrid Andress
  • Phoebe Bridgers
  • Chika
  • Noah Cyrus
  • D Smoke
  • Doja Cat
  • Kaytranada
  • Megan Thee Stallion

Edicioni i 63-të i “Grammy Awards” do të mbahet më 31 janar 2021. /Lajmi.net/