“Zoti ju vraftë”, Stresi reagon ashpër pas imazheve të kufomave me COVID-19 në dysheme të spitalit
Stresi reagoi ashpër pas qarkullimit të imazheve të kufomave me COVID-19 në dysheme të spitalit.

ShowBiz
Disa imazhe që qarkulluan në rrjete sociale, kanë tronditur opinionin në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase bëhej fjalë për trajtimin e kufomave të të infektuarve me COVID-19, ku shihen të vendosura në dysheme të spitalit.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në publik, mes tyre reagoi edhe reperi Stresi, i cili lutet që ata që trajtojnë kufomat në mënyrë çnjerëzore të iu ndodh e njëjta.
“Sapo i pashe keto pamje shkrepur nga dikush nga spitali Nene Tereza! Nuk e di nese ka njerez te mire aty tek infektivi, por Zoti ju vraft ne njejten menyre qe i trajtoni kufomat ne menyre cnjerezore”, shkruan ai.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Stresi është “Për veti”, këngë kjo në duet me Finem dhe Solon. /Lajmi.net/
