Pas vdekjes së Valentinës, Labi pyet qeveritarët: A po filloni me ndërtu ju spitalin, apo ne si qytetarë e diasporë
Labi iu drejtohet me një pyetje klasës politike.

ShowBiz
24-vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi, dy ditë më parë ndërroi jetë ngase nuk mundi t’i përballojë sëmundjes së leukemisë, shkruan lajmi.net.
Valentina po trajtohej në Turqi, ndërsa për shërimin e saj nevojitej shumë e madhe, për këtë filloi një aksion për të grumbulluar para për shërim.
Në krye të aksionit ishte Labinot Tahiri, i cili kishte udhëtuar nga Gjermania për t’i dalë në ndihmë vajzës nga Ferizaj, por ajo nuk i mbijetoi sëmundjes.
Përmes postimit të fundit, Labi thotë se sot varroset Valentina, ndërsa janë edhe disa raste të tjera që kërkojnë ndihmë, andaj pyetja e tij për klasën politike se a do të fillojnë ata ta ndërtojnë spitalin për leukemi, apo do duhet ta bëjnë këtë qytetarët.
View this post on Instagram
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Mirëmengjesi!
Sot, do të varroset një vajzë e re, për të cilên kishim shpresë se do të kthehej shëndosh e mirë!
Në anên tjetêr, është i semurê nje djalosh i ri, me emrin Egzon Sadikaj , nga Suhareka, e sa Egzoni tjetër.. po vazhdon të kërojê ndihmë!!
Mê besoni se nesër ndoshta do të kemi nevojë me i shitur të gjitha pasuritë që kemi dhe ndihmat e qytetarëve për të paguar kostot e kêsaj semundje, pêr ti derguar jashtë vendit me i shërua këta të rinjë ose antarët e ndonjerit nga familjet tona….!
Pyetja ime është;
A po filloni me e ndertu ju si klasê politike Qeveri e Ministri, ose ne si qytetarë e diasporë po e ndêrtojmë…!
Unë nuk mundem më të gjejë forcë me i dêrgu MILIONAT JASHTË VENDIT, MË MIRË TI LËM KËTU!
Labi Kosovë e Shqipërisë”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram