Dua Lipa dhe Miley Cyrus akuzohen për kopjim të videoklipit

Dua dhe Miley akuzohen se kopjuan videoklipin nga grupi Drem Wife.

ShowBiz

21/11/2020 09:51

Është thënë se imitimi është forma më e lartë e lajkave, dhe deri më tani ato duket se janë thjesht shumë, shumë të lajkatuara, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Me bazë në Londër pop-bendi Dream Wife përmes Instagramit të premten pretendoi se videoklipi i ri, i bashkëpunimit mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus është kopje e drejtpëdrejt e videos së tyre muzikore “So When You Gonna…”.

Dhe lëvizja e kopjimit është e vështirë të argumentohet, por ka ngjashmëri të madhe të disa skenave.  Po ashtu, edhe lëvizjet janë të ngjashme, duke treguar vajzat teksa bëjnë vallëzime të egra.

Klipi i Dream Wife u shfaq premierë në maj të këtij viti.

 

Bendi, i përbërë nga anëtaret Alice Go, Rakel Mjöll dhe Bella Podpadec, ndanë disa imazhe krah për krah nga të dy videot në rrjete  sociale, me imazhin e sipërm që shfaq Miley dhe Dua ndërsa imazhi i poshtëm shfaqi pranë kompozimeve identike nga videot e secilës.

Në mbishkrimin e videos, ato shkruajnë “Mendoj se videoja e re e Miley dyuket e njohur… ata dhëmë margaritarë të bardhë në LA kanë nevojë për ca pluhur”.

Në storiet e tyre në Instagram, grupi postoi materiale të ndryshme, përfshirë imazhin pranë Miley që mbante kitarë, njësoj sikurse udhëheqësja e grupit Alice, që bëri të njëjtën gjë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Miley akuzohet për plagjiaturë. /Lajmi.net/