Erling Haaland fiton çmimin ‘Golden Boy’

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka marrë çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari më i ri premtues në botë.

Sport

21/11/2020 09:02

Ky çmim dhurohet nga gazeta Tuttosport, pas një procesi intensiv votimi.

Në tri vitet e fundit, këtë çmim e kanë fituar lojtarë si Kylian Mbappe (2017), Matthijs de Ligt (2018) dhe Joao Felix (2019).

Haaland është vetëm 20 vjeç, por tashmë ka fituar një transferim prej 20 milionë euro nga RB Salzburg te Borussia Dortmund.

Shkalla e tij e shënimit është e habitshme, ku me Norvegjinë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje.

Djali i ish-sulmuesit të Leeds United, Alf-Inge Haaland ka 11 gola në 11 ndeshje për Borussia Dortmund këtë sezon në të gjitha garat./Lajmi.net/