Juventusi rivalizon AC Milanin në garë për yllin e Sporting

Juventusi i është bashkuar garës me AC Milanin për mbrojtësin e Sporting CP, Nuno Mendes.

Sport

20/11/2020 18:00

Sipas A Bola, drejtori sportiv i “Bianconerëve”, Fabio Paratici e ka vendosur 18-vjeçarin në listën e të dëshiruarve, që është duke impresionuar të gjithë në Portugali, përcjellë lajmi.net.

Për shërbimet e portugezit, Juventusi duhet të fitojë garën e madhe, meqenëse lojtari kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi dhe Wolves.

Thuhet se edhe rivali i Seria A, Milan ka bërë kontaktin për transferimin e mundshëm në verë.

Sporting më herët i ka rinovuar kontratën lojtarit deri në qershor të 2025 dhe ka klauzolë të lirimit më vlerë 70 milionë euro./Lajmi.net/