Legjendari Elber: Rashica, lojtari i vetëm i Werder që mund të luajë te Bayerni

Nëse ka një lojtar te Werder Bremen që mund të luajë te Bayern Munich, ai është Milot Rashica.

Sport

20/11/2020 10:51

Kështu ka deklaruar legjenda e klubit bavarez, Giovane Elber, që kishte veshur fanellën e Bayern Munich nga sezoni 1997 deri në vitin 2003, dhe në 169 paraqitje kishte shënuar 92 gola.

Në një intervistë për mediet gjermane, Elber është pyetur se cili lojtar i Werder Bremen mund të luajë te skuadra e Bayern Munich, që tani është kampione e Evropës.

“Pyetje e mirë. Bayern ka plotësuar çdo pozitë me nga dy lojtarë, jo thjesht me rezervistë të klasit të lartë ose lojtarë shtesë, por me profesionist cilësorë. Nëse dikush lëndohet ose pezullohet, ai zëvendësohet nga një lojtar me vlerë të njëjtë. Kështu, kërkesat për një lojtar janë të larta. Shoh shumë pak lojtarë të Werder që mund të plotësojnë këto kërkesa”, ka deklaruar Elber, përcjell lajmi.net.

“Në të vërtetë vetëm një lojtar i plotëson këto standarde: Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund të luajnë një rol”.

“Por me këtë dua të them Rashicën e mirë, siç u prezantua në kampionat disa kohë më parë. Ai ka qenë në formë të keqe së fundi dhe ka vuajtur nga lëndimet”./Lajmi.net/