Vinicius: Lidhja ime me Benzeman është e shkëlqyer

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka folur për herë të parë pas kritikave që i ka dhënë bashkëlojtari Karim Benzema muajin e kaluar në barazimin ndaj Borussia Monchengladbach.

Sport

19/11/2020 22:39

Benzema ishte filmuar duke i thënë Ferland Mendyt të mos ia pasojë topin brazilianit sepse ishte duke luajtur shumë keq, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, Vinicius në intervistë për gazetën spanjolle ABC, tha se incidenti arriti shumë larg, por lidhja mbetet e shkëlqyer.

“Incidenti ishte i zhurmshëm. Zhurma nuk ishte për mua. Profesionistët e dinë mjaftë mirë çfarë është”.

“Janë kode që nuk i di. Karim dhe unë nuk janë të vetmit bashkëlojtarët, që ka shumë, por jemi profesionistë që bashkëpunojmë”.

“Lidhja jonë është e shkëlqyer”, deklaroi ai.

Thuhet se dyshja kanë biseduar ditën e nesërme pas incidentit dhe kanë sqaruar gjithçka në fushë./Lajmi.net/