Sergio Ramos humbet dy ndeshjet e radhës shkaku i lëndimit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos do mungojë në dy sfidat e radhës ndaj Villarreal dhe Inter shkaku i lëndimit.

Sport

19/11/2020 19:40

Spanjolli u lëndua në ndeshjen ndaj Gjermanisë, duke u zëvendësuar në minutën e 40-të, përcjellë lajmi.net.

Është konfirmuar që Ramos ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, lëndim që nuk dihet sa do e mbajë jashtë fushe, por zakonisht lojtarët rikthehen pas një deri në tri javë.

Sipas Marca, lëndimi nuk është serioz dhe ka shpresë që Ramos të rikthehet pas 10 ditëve.

Sidoqoftë, 34-vjeçari do humbë dy ndeshjet e radhës ndaj Villarrealit dhe Interit.

Ai do zëvendësohet nga partneri Eder Militao, që sot (e enjte) është shëruar nga Covid-19 dhe rikthyer në stërvitje./Lajmi.net/