Giroud ka vendosur për të ardhmen e tij te Chelsea

Për Olivier Giroud tashmë projektohet e ardhmja larg Chelseat.

Sport

18/11/2020 15:22

Ashtu siç e këshilloi edhe trajneri i Francës, Deschamps, që të largohet në një ekip tjetër, sulmuesi 34-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Blutë e Londrës në janar.

Fakti që deri tani ka luajtur vetëm 154 minuta me ekipin e Frank Lampardit tregon që sulmuesi është zgjedhja e fundit ndaj dëshiron të kalojë në një skuadër ku mund të luajë më shumë dhe ofertat nuk mungojnë, duke nisur nga Interi, Roma, Sevilla, West Ham. /Lajmi.net/