Fabregas: Chelsea me Ziyech dhe Werner do jetë fuqi këtë vit
Legjenda e Arsenalit, Cesc Fagrebas që ka fituar dy tituj me Chelsean mendon se "Blutë" këtë vit do jenë të frikshëm me Hakim Ziyechin dhe Timo Werner.
Sport
Dyshja janë duke shkëlqyer dhe janë ndihmë e madhe për skuadrën e Frank Lampard, të cilët janë duke ‘luftuar’ për titullin e Premierligës, transmeton lajmi.net.
Fabregas beson se me marokun dhe gjermanin në skuadër, Chelsea këtë vit do jetë shumë e fuqishme.
“Me Ziyech, mund të shohësh pasimet që i sheh, i bën të sakta dhe në kohën e duhur”.
“Werner është një ndër lojtarët që i bën gjërat shpejtë. Gjëra që mbrojtësit ose qendërmbrojtësit nuk i presin dhe ai i kap në gjumë”.
“Dhe kur ke dikë si Timo Wener, mendoj se Chelsea do jetë shumë e fuqishme këtë vit”, u shpreh ai për 90min.
Chelsea momentalisht renditët në pozitën e pestë me 15 pikë, tri me pak se lideri Leicester City./Lajmi.net/