Getinjo komenton masat e reja antiCOVID, ka një mesazh për qytetarët
Getinjo u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë mendjen, ngase thotë se virusi do të kalojë disi.

ShowBiz
Si shumë prej fytyrave publike edhe reperi Getinjo ka disa fjalë lidhur me masat e reja antiCOVID, shkruan lajmi.net.
Teksa ironizon me orën policore që është vendosur në disa prej komunave të Kosovës, Getinjo thotë se ‘jemi viktimë e botës’.
Reperi shton se duhet ta ruajmë trurin, ngase virusi do të kalojë disi.
“Mengjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon nshpi e qon virusin nshpi. Qe qfar maska ka. ASNI LEVIZJE SDUHET ME EKZISTU KERKUN NESE SDON ME PAS VIRUS! Eh kjo ska shanc mu bo se bohet luft. Ska faj Kosova kurgja shkurt e shqip jena viktim e botes se vallain shteti jon sen n’dor ska! Rune veten mos te na ik truni se per virus e kalojm dyqysh. Se qaty osht esenca trunin me naj prish. Naten e mire”, ka shkruar Getinjo.
Artisti ishte shprehur i gatshëm t’i bashkohet Labinot Tahirit në protestën që u planifikua të mbahej pikërisht për kundërshtim të masave, por u anulua.
Ndryshe, Getinjo ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re, projekti i tij i fundit është “P9”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram