Casillas zbulon emrat e tre trajnerëve më inspirues, nuk përmend Mourinhon

Portieri legjendar, Icer Casillas ka zbuluar emrin e tre trajnerëve më inspirues të Real Madridi.

Sport

13/11/2020 21:12

Casillas u largua nga “Los Blancos” në vitin 2015 pas prishjeve të raporteve me presidentin Florentino Perez, edhe pse ka raportime që mund të rikthehet në klub si këshillues, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga ‘Marca’, për tre trajnerët më impresionues, Casillas nuk e vendosi në listë Jose Mourinhon

“Mendoj se do ishin Zidane, Del Bosque ose Ancelotti, edhe pse në karrierën time në fushë ishte më ndryshe”, theksoi ai.

Casillas punoi tri vite nën urdhrat e teknikut portugez, por kishte raporte jo të mira, derisa thuhet se kjo ishte një ndër arsyet pse u largua nga klubi.

Spanjolli është një ndër portierët më të dekoruar në histori, që ka zhvilluar mbi 700 ndeshje për gjigantin spanjoll./Lajmi.net/