Real Madridi vihet në ‘sulm’ për yllin hungarez
Real Madridi është duke vëzhguar nga afër yllin hungarez, Dominik Szoboszlai.
Sport
20-vjeçari shihet si ndër lojtarët që do jenë në projektin e ‘Galaktikëve’ të rinj, derisa pëlqehet edhe nga shumë skuadra të tjera, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Diario AS’, paraqitjet e mira të lojtarit ndaj Atletico Madridit kanë bërë që të këtë vëmendjen e “Los Blancos”.
Klauzola e lirimit të Szoboszlai vlen 25 milionë euro, derisa kontrata i skadon në vitin 2022.
Arsenal, Milan dhe RB Leipzig gjithashtu e pëlqejnë lojtarin dhe do provojnë ta transferojnë në verë.
Szoboszlai shihet si pasuesi adekuat i Iscos./Lajmi.net/