Ronaldo nuk është i interesuar për rikthim te Man United

Cristiano Ronaldo është plotësisht i përqendruar te Juventus dhe nuk ka asnjë interesim për t’u rikthyer te Manchester United.

Sport

13/11/2020 09:35

Ishte raportuar se Ronaldo ishte tunduar për një rikthim te United, por AS raporton se portugezi nuk ka asnjë interesim për t’u rikthyer në ‘Old Traffofrd’, përcjell lajmi.net.

Njerëzit e afërt me Ronaldon thonë se ai është i fokusuar në kontratën e tij në Torino, e cila vlen deri në vitin 2022.

Pas kompletimit të kontratës, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të konsiderojë një transferim te PSG.

Ronaldo te Juventus është transferuar në vitin 2018 nga Real Madrid. Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Sporting./Lajmi.net/