Khloe Kardashian organizon festë përrallore për ditëlindjen e vajzës
Khloe i organizoi festë madhështore vajzës Dream.

ShowBiz
Në familjen Kardashian kishte festë, kjo ngase vajza e Khloe, Dream, festoi ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, në familjen e famshme nuk mungoi festa, teksa ylli televiziv publikoi pamje brenda ambientit të dekoruar në shtëpinë e saj.
Nuk munguan tullumbacet, dhuratat e torta e madhe, të gjitha këto kishin elemente të filmave vizatimor.
Kujtojmë se para pak kohe, Khloe Kardashian e konfirmoi se ishte infektuar me COVID-19, por që tashmë e ka kaluar. /Lajmi.net/