Bëhet virale videoja e Andy Robertson duke kënduar këngën e Dua Lipës
Një video e Robertson është bërë hit në Twitter.

ShowBiz
Andy Robertson ka publikuar së fundi një video, ku shihet bashkë me Trent Alexander-Arnold, shkruan lajmi.net.
Teksa po bënin xhiro me veturë dhe po bashkëbisedonin për tema të ndryshme, dyshja u argëtuan edhe me muzikë.
Në një moment, futbollisti fillon të këndojë këngën e Dua Lipës, “One Kiss”, ndërsa videoja u bë virale në rrjet.
Teksa po e shikonte Andyn duke kënduar, Trent nuk përmbahej dot dhe ia folloi të qeshte.
Robbo is fucking boss. ? pic.twitter.com/3Ie9UW5IIB
— Mick Moran (@Mick_Moran_) November 10, 2020
Ndryshe, hiti “One Kiss” është publikuar më 2018 dhe është bashkëpunim i Dua Lipës me Calvin Harris, këngë që ka marrë 685 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/
