Jennifer Lopez dhe Maluma performojnë bashkë në “American Music Awards”
Jennifer Lopez dhe Maluma kanë vendosur të performojnë së bashku në American Music Awards, këngën e tyre "Pa Ti" dhe "Lonely", kjo e fundit nga filmi i ardhshëm i tyre "Marry Me".

ShowBiz
ABC njoftoi bashkëpunimin si performancën më të fundit në ceremoni, e cila do të drejtohet nga Taraji P. Henson, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
“Bashkëpunimi Lopez dhe Maluma thekson suksesin e pamohueshëm të muzikës latine këtë vit, pasi shfaqja gjithashtu ka zgjeruar kategoritë në të dy zhanret latine dhe hip-hop për t’iu përshtatur popullaritetit të saj të përgjithshëm”, tha ABC në një deklaratë.
Performanca do të shënojë gjithashtu debutimin e Malumas në AMA. Lopez drejtoi ceremoninë më 2015 dhe u kthye më 2018 për një performancë të “Limitless”.
Formacioni i performancës në “American Music Awards” përfshin gjithashtu Bad Bunny, BTS, Dua Lipa, Lil Baby, Megan Thee Stallion dhe Shawn Mendes.
Shfaqja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles të dielën, 22 nëntor në ABC. /Lajmi.net/