Labi për protestën e nesërme: Zgjat vetëm 30 minuta, ju lutem të jeni në orën e saktë të gjithë
Labi ka dhënë disa detaje për protesën e nesërme.

ShowBiz
Labinot Tahiri ka paralajmëruar një protestë për të premten, për t’i kundërshtuar masat e reja të Qeverisë, shkruan lajmi.net.
Këngëtari ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në qendër të Ferizajt, ndërsa bën thirrje tek qytetarët që të kenë me vete edhe maskat.
Përmes një postimi të gjatë, Labi thotë se nuk kishte nevojë ta ngriste zërin asnjëherë, por gjendja e bëri që të veprojë në atë mënyrë.
Po ashtu, ai njoftoi se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe zgjat vetëm 30 minuta.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Nuk jam lodhur kurrë në jetë, vetem padrejtesitë dhe servilizmi i poshtêr i njerëzve më ka lodhur pak psiqikisht, ama prap dalë fitimtar.
Mua personalisht Zoti mi pat dhuruar të gjitha;shëndetin, zanin, bujarinë , punën e shumë të tjera, dhe ne fund mirësinë dhe kujdesin për njerëzit e mirë dhe të përgjegjshëm!
Më dhuroi gjithçka që i kërkova, por kurrë su bera rehat duke kêrkuar të mira për popullin tim dhe për vendin tim, sepse gjithmonë më ka munduar fakti , kur kam pa mirë dikun jashtë (nëpër botë) ndërsa në vendin tim varferi e gjendje jo e mirë.
Realisht nuk kisha nevoj të ngris zanin kurrë, por gjendjja reale më bëri të tillë!
Gjithmonë keni dëshmi , se tani e 15 vite kurrë nuk pushova dhe nuk e kam ndêrmend të pushojë se kerkuari drejtesi dhe mirësi për të gjithë.
Kur ka drejtesi për të gjithë, ka edhe për mua!
Sidoqoftë, gjithmonë jam demtuar mbi kurrizin tim, ama pa u demtuar vetë , nuk mund të shohësh njerëz me gjendje të mirë dhe vendin përpara me të mira të pa skajshme!
Shihemi nesër në protestë ora 11:00 para sheshit të Ferizajt!
Maskat me vete!
Protesta zgjat 30 minuta! Ju lutem në orën e sakt të jeni të gjithë.
Labi Kosovë e Shqipërisë. ??✊?“. /Lajmi.net/