Melania Trump mbështet krahun tek një ushtar teksa injoron burrin e saj
Melania po i qëndronte larg Donaldit gjatë gjithë ceremonisë së Ditës së Veteranëve në Arlington.

ShowBiz
Melania Trump eci krah për krah me një ushtar dhe qëndroi larg presidentit gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorave në Ditën e Veteranëve, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Zonja e Parë u shoqërua nga një ushtar me maskë dhe u strehua nën ombrellën e tij gjatë vizitës në varrezat kombëtare në Arlington, në angazhimin e parë publik të Donald Trumo, që kur humbi zgjedhjet nga Joe Biden.
As Melania, 50 vjeçe dhe as presidenti, 74 vjeç, nuk kishin vendosur maska në varreza, ndryshe nga vajza e Donald Trump, Ivanka e cila kishte fytyrën e mbuluar.
Gruaja e Mike Pence gjithashtu qëndroi në një distancë prej tij në atë që dukej të ishte pjesë e protokollit për ceremoninë me distancë sociale.
Por kjo nuk i ka ndaluar kundërshtarët e Trumpit të spekulojnë për një përçarje mes Melanias dhe burrit të saj.
Në vizitat e mëparshme në Arlington në Ditën e Veteranëve, Melania e ka shoqëruar më nga afër burrin e saj.
Një ish-ndihmëse e Trump, Omarosa Manigault Newman, ka përhapur thashetheme se martesa e çiftit mund të përfundojë në divorc kur mandati i tyre në Shtëpinë e Bardhë përfundon në janar.
Ajo pretendoi: ‘Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo mund të divorcohet.
Nëse Melania do të përpiqej të bënte poshtërimin e fundit dhe të largohej ndërsa ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë. ‘
Sidoqoftë, Melania u kthye në mbështetje të burrit të saj të dielën duke folur për vota ‘të paligjshme’ në Twitter, një referencë ndaj pretendimeve të pabazuara të presidentit për mashtrime zgjedhore
Çifti qëndroi së bashku gjatë paraqitjes në Ditën e Veteranëve gjatë vitit të kaluar në Nju Jork, e cila në kohërat para-koronavirusit u shoqërua nga një paradë nëpër qytet. /Lajmi.net/