‘Scrub’ i fytyrës me vetëm 4 përbërës shtëpiak!
Për një pastrim më të thellë të fytyrës, mund ta përgadisni këtë scrub në shtëpinë tuaj.
Lifestyle
Portet tuaja janë gjithherë të bllokuara nga pluhuri, papasteritë, yndyra e tepert ose makijazhi dhe pastrimi i saj duket të jetë paksa problematik, shkruan lajmi.net.
Kjo nuk është e vërtetë. Ju mund ta pastroni fytyrën duke përdorur këtë scrub shumë të lehtë që mund ta bëni secila në shtëpi.
Përbërësit:
1 lugë e mesme mjaltë natyrale,
1 lugë e mesme vaj ulliri,
1 lugë e vogël kafe,
2 lugë të mesme sheqer.
Përgaditja:
Përgaditja është shumë e thjeshtë. Në fillim përzieni mjaltin me kafe, më pas shtoni sheqerin dhe në fund vajin.
Përzierjen e vendosni në fytyrë duke e fërkuar, në mënyrë që kokrrizat e sheqerit të fërkohen në poret tuaja.
Sigurisht, nuk duhet të tregoheni të ashpër gjatë aplikimit të masës në fytyrë. E fërkoni mirë të gjithë fytyrën dhe e lini masën të qëndroj në fytyrë për 5 minuta.
Pas 5 minutash e fërkoni edhe një herë fytyrën për rreth 2 minuta, dhe e shpërlani vetëm e ujë të ngrohtë. Preferohet ta përdoret vetëm një herë në javë.
Masa mund të ruhet në frigorifer deri në një javë. /Lajmi.net/