Ronaldo po konsideron rikthimin te Man United

Cristiano Ronaldo po konsideron një rikthim te Manchester United, pasi klubi filloi bisedimet për të ri-nënshkruar me ish lojtarin e tyre.

Sport

12/11/2020 08:50

35-vjeçari aktualisht është në sezonin e tij të tretë me Juventusin, që pas transferimit nga Real Madrid në verën e vitit 2018.

Raportet e fundit thonë se Juventus po kërkon të largojë Ronaldon në fund të sezonit, ndërsa PSG kanë qenë të lidhur me portugezin.

Sipas gazetarit të ESPN Argjentinë dhe Fox Sports Argjentina, Christian Martin, United tashmë ka filluar negociatat për të ri-nënshkruar me Ronaldon në fund të sezonit.

Martin pretendon se Ronaldo do të analizojë propozimin e United, ndërsa Juventus janë të hapur për të lejuar largimin e tij, nëse ai kërkon një gjë të tillë.

Cristiano Ronaldo ka qenë pjesë e Manchester United për gjashtë sezone, dhe në 196 paraqitje ka shënuar 84 gola./Lajmi.net/