Ardian Bujupi thotë se në vitin 2021 do të vijë me projektin më të madh të karrierës
Ardian Bujupi paralajmëron një projekt gjigant.

ShowBiz
Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është emër shumë i dashur për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.
Me projektet e tij muzikore ai ka marrë zemrat e shumë fansave.
Dhe duket se as në vitin që po vjen ai nuk do ti zhgënjej fansat e tij të shumtë pasi ka paralajmëruar se në vitin 2021 do të vijë me projektin më të madh të karrierës.
“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, ka shkruar Ardiani pranë postimit të një fotografie në Intastory./Lajmi.net/