Pas një dite të lodhshme në punë, vetëm kjo gjë e çlodh Luanën

Luana tregon se çfarë dhurate mori pas ditës së lodhshme në punë.

ShowBiz

10/11/2020 14:33

Luana Vjollca është njëra ndër prezantueset më me emër në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo njihet si person që përkushtohet shumë në punën që bën, ndërsa e shohim aktive edhe në disa fusha të tjera.

Madje, artistja nganjëherë qëndron me orë të tëra në zyrë, duke punuar rreth emisionit të saj, por tregoi se është një gjë që e bën ta harrojë lodhjen.

Përmes një vidoeje në rrjete sociale, moderatorja tregoi se mbrëmë mori dhuratë një buqetë me lule të bukura.

“Pas kaq shumë orëve punë kjo ishte dhurata më e bukur për t’u çlodhur paksa”, ka shkruar e lumtur Luana.

Sa i përket muzikës, Luana Vjollca së fundi zbuloi se ka nisur punën për për projektin e ri, i cili pritet të finalizohet dhe publikohet së shpejti. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

Kenge nga shpirti… ??? Cfare zhanri mendoni?

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on