Vazhdojnë lëndimet të Reali, konfirmohet mungesa e Federico Valverdes

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Federico Valverde.

Sport

09/11/2020 14:41

Uruguaiani pësoi lëndim në humbjen turpëruese ndaj Valencias, derisa “Los Blancos” përmes një komunikate e konfirmuan, transmeton lajmi.net.

“Pas testeve të kryera të lojtari ynë Federico Valverde, ai u diagnostikua me çarje në këmbën e djathtë”, shkroi klubi në njoftim.

Lëndimet e tilla zakonisht mbajnë lojtarët një muaj deri në dy jashtë fushe, varet se sa i madh është lëndimi.

Reali në ndeshjen e radhës do përballet në udhëtim të Interi./Lajmi.net/