Ronaldo harron lëndimin, i gatshëm për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Portugalisë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo pavarësisht që pësoi lëndim ndaj Lazios, pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Portugalisë.

Sport

09/11/2020 14:00

Sulmuesi dje realizoi pas 15 minutave lojë, por u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së dytë shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.

Sipas Il Corriere dello Sport, sulmuesi do t’i bashkohet Kombëtares së Portugalisë për Ligën e Kombeve këtë muaj dhe do bëjë disa testime.

35-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për të tri sfidat, pra miqësoren me Andorrën dhe ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Seria A, tri prej tyre ishin që prej kohës kur u shërua nga koronavirusi në nëntor./Lajmi.net/